Rrëzimi i helikopterit në Kenia vret shefin e ushtrisë së vendit

Shefi ushtarak i Kenias, gjenerali Francis Omondi Ogolla, ka vdekur pasi helikopteri ushtarak ku ai gjendej u rrëzua, ka njoftuar presidenti.

Gjenerali Ogolla ishte në helikopter së bashku me njëmbëdhjetë ushtarakë të tjerë. Vetëm dy persona mbijetuan, raporton BBC.

Në një konferencë për shtyp, presidenti i vendit, William Ruto tha se ishte një “moment tragjik”.

Ai më herët kishte thirrur një mbledhje urgjente të këshillit të sigurimit të vendit.

Ekipet e shpëtimit dhe rikuperimit janë dërguar në vendin e rrëzimit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet administratori i grupit në ‘Telegram’ ku shpërndaheshin fotot intime të vajzave

Story i radhës

DhTIK diskutoi sfidat e bizneseve me KEDS

Të fundit nga