DhTIK diskutoi sfidat e bizneseve me KEDS

Diskutim lidhur me aplikimet e bizneseve për rritje të kapaciteteve të trafove, vonesat në lidhje me kërkesat për Pëlqime Elektroenergjetike për Prosumator për subvencionim të paneleve solare, afatet për miratimin e aplikimeve të prodhuesve të energjisë diellore, problemet me pronësinë e tokës për vendosjen e trafove, shkyçja e energjisë elektrike pa paralajmërim dhe dëmtimi i makinerive të bizneseve ishin disa nga çështjet të cilat u diskutuan në kuadër të takimit të zhvilluar në mes të përfaqësueseve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me KEDS.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi falënderoi drejtorin për Pëlqime Energjetike në KEDS Sabri Ternava së bashku me Drejtorin e Operacionit të Sistemit në Kompanitë Kosovare të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Bujar Jupaj me kolegë, për realizimin e takimit.

Nga ana tjetër drejtori për Pëlqime Energjetike në KEDS Sabri Ternava me rastin e zhvillimit të takimin me përfaqësuesit e DHTIK, falënderoj Dhomën për inicimin e këtij takimi. Ternava përgjatë diskutimit të sfidave që po hasin bizneset me KEDS, në mes të tjerash deklaroi se nuk ka transferim të pronësisë së tokës dhe e njëjta kthehet pasi mos të jetë e nevojshme ndërhyrja, e cila qasje sipas metodologjisë, duhet të sigurohet nga KEDS-i.

Në njoftim thuhet se kryetari Krasniqi në kuadër të këtij takimi po ashtu theksoi dilemën e bizneseve lidhur me investimin në trafo të energjisë elektrike, shkyçjet e kësaj të fundit pa paralajmërim dhe vonesat për ngritje të kapacitetit të trafove.

“Sipas përfaqësueseve të KEDS afati për miratimin e aplikimeve të prodhuesve të energjisë diellore është 7 ditë, ndërsa DHTIK theksoi se bizneset ankohen për vonesa shumë më të gjata.Këto vonesa sipas KEDS vinë si pasojë e mungesës së përputhjes së kapacitetit të ofruar nga rrjeti dhe kapacitetit të miratuar nga ZRRE. Për këtë arsye, përfaqësuesit e KEDS këshillojnë bizneset që të aplikojnë për rritje të kapacitetit para se të kërkojnë lidhjen në rrjet, në mënyrë që të evitohen vonesat”, thuhet në komunikatë.

DHTIK në këtë takim u përfaqësua nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Anëtari i Bordit Idriz Zejnullahu dhe Drejtoresha Ekzekutive Zana Beqiri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rrëzimi i helikopterit në Kenia vret shefin e ushtrisë së vendit

Story i radhës

Graciano-Heidit: Si t’u duk që nuk u përmende tek mesazhi i Donaldit mbrëmë?

Të fundit nga