Rreziku serb, Haradinaj ka një kërkesë për Albin Kurtin

March 5, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO.

Haradinaj ka thënë se situata është serioze, teksa ka shtuar se aplikimi për anëtarësim duhet bëhet sa nuk është bërë vonë.

Komentet ai i ka bërë përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Kryeministër kërko edhe zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO. Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh! Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, ka shkruar ai.

Kërkesa e Haradinajt vjen në një kohë që lufta në Ukrainë po bëhet gjithmonë e më agresive, duke marrë jetë të shumta njerëzish./albeu.com/

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KOSTT ka një njoftim për banorët e Ferizajit

Story i radhës

Votime në dëborë/ Nuk pranohet zhvendosja e kutive nga zonat e thella të qytetit të Shkodrës

Të fundit nga

ShkoLartë