Rreziku i një lidhjeje të re pas ndarjes: Kur jeni ju vërtet gati?

November 30, 2022
min lexim

T’i japësh fund një lidhjeje nuk është kurrë e thjeshtë.

Edhe nëse ndarja është bërë me shumë qytetari dhe qetësi, ndikon tek shëndeti mendor dhe ai emocional. Emocionet tuaja mund të kalojnë nga trishtimi në inat apo nga lumturia në qetësi brenda disa orësh pa e kuptuar fare sesi.

Familja dhe miqtë të thonë “të marrësh pak kohë për veten” për të procesuar më qartë si ndihesh. Një pjesë e juaja bie dakord me ta dhe në vend që të nis procesin e njohjeve dhe daljeve të reja, merr kohë për t’u shëruar plotësisht. Duket ide e mirë, por kur kjo fazë kalon dhe mendon se je gati për t’u rikthyer në botën e marrëdhënieve, stepesh sepse ke frikë. Gjatë gjithë kësaj kohe të ka shoqëruar një ndjesi lirie që s’e ke përjetuar më parë dhe në të njëjtën kohë frika për të nisur një lidhje të re.

Pastaj, takon dikë dhe harron gjithçka. Mendon se je gati dhe përfshihesh 100% në lidhjen tënde të re. Pas disa muajsh e gjen veten të rikthyer tek zakonet e vjetra. Ke ndaluar të dalësh me shokët, kalendari yt social është thuajse bosh sepse lidhja është bërë e gjithë bota jote. Sërish.

Pastaj diçka ndodh sërish dhe lidhja përfundon. Ti je emocionalisht e rënë dhe do të kthehesh në jetën e mëparshme. Mendon se bëre gjithçka që duhet të bëje. More kohë, u fokusove tek vetja dhe prite “të duhurin”. Ndoshta rrugës harrove disa nga elementët kyç.

1. E shkuara s’ju shkakton më emocione negative.

Frika që kishit dikur kur takonit ish-in, nuk është më. S’ka më inat brenda jush dhe kujtoni vetëm gjërat e mira. Kjo tregon që keni ecur përpara dhe jeni gati të përkushtoheni diku tjetër.

2. S’keni më frikë nga vetmia

Sado paradoksale mund të tingëllojë, nuk jeni kurrë më shumë gati për një lidhje të re sesa në momentin kur s’jeni vërtetë gati. Në këtë moment ju jeni rehat me të qënit vetëm dhe s’po prisni më dikë që t’ju “shpëtojë” nga vetmia. Je e mbushur me dashuri për veten dhe humori yt varet vetëm nga ty.

3. Ke miqtë dhe interesat e tu personalë.

Kuptove që jeta jote nuk duhet fokusuar tek një person i vetëm. Vetëm kur e bën këtë je gati për diçka të re.

4. Je gati jo vetëm për të marrë dashuri, por për të dhënë gjithashtu.

Kujtoni që në të shumtën e rasteve ne marrim çfarë japin, në një formë a një tjetër.

5. Reagoni shumë qetësisht kur shihni marrëdhëniet e të tjerëve

Jeni gati të shihni histori dashuri pa derdhur lot dhe jeni më e lumtura në botë kur shoqja juaj e ngushtë martohet. Kjo tregon që brenda jush s’ka asnjë ndjenjë xhelozie për ata që e gjeten lumturinë para jush. Ti e di që një ditë do të të ndodhë dhe ty!

6. Ke dëshirë të dalësh në takime.

Mendimi që do të flasësh sërish për veten dhe do të dëgjosh dikë tjetër gjithashtu, nuk të lodh më. Përkundrazi, zgjon interesat e tua.

7. Gjen guximin të thuash “Jo”!

Tani e di shumë mirë çfarë vlen për ty dhe çfarë jo. Nuk ke më frikë të shkëpusësh çdo marrëdhënie që nuk të çon asgjëkundi.

8. Je gati të bësh kompromise.

E ndjen se je e gatshme të diskutosh dhe të dëgjosh edhe kritikat e partnerit. Kjo bën që lidhja të zhvillohet edhe më. Kompromisi është çelësi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Reagon ambasadorja amerikane: Xhubleta një nga veshjet më të bukura në botë

Story i radhës

​Dita ndërkombëtare e viktimave të luftës së armëve kimike

Të fundit nga

ShkoLartë