rrezikon regjistrimin zgjedhjet e 14 majit neser kqz shqyrton listat per anetaret e kzaz pd jashte rendit te dites 63e2a13ed2b90

Rrezikon regjistrimin? Zgjedhjet e 14-majit, nesër KQZ shqyrton listat për anëtarët e KZAZ! PD, jashtë rendit të ditës

February 7, 2023
min lexim

Ditën e nesërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë listat e dërguara nga partitë politike për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor. Në listën e çështjeve që do të shqyrtohen vihet re se Partia Demokratike është lënë jashtë, pavarësisht se në 29 janar, grupi i Alibeajt me firmë të Gazment Bardhit, ka paraqitur listën e plotë me anëtarët e KZAZ-ve.

Në njoftimin e publikuar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve bëhet e ditur se do të shqyrtohen vetëm listat e dorëzuara nga Partia e Lirisë, Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate.

Çështje që pritet të shqyrtohen në mbledhjen e KQZ-së ditën e nesërme:  

Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia e Lirisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për emërimin e anëtarëve të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, të propozuar nga “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së Koalicionit për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Librazhd, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Lushnjë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Roskovec, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Tiranë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së Kulturës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së  Turizmit dhe Mjedisit, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Prefektit të Qarkut Korçë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Ministrisë së  Drejtësisë, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Berat, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashksë Cërrik, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Dimal, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Durrës, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Projektvendim “Për shqyrtimin administrativ të raportimeve të veprimtarive të Bashkisë Elbasan, për periudhën 20 janar – 23 janar 2023”.

Siç thuhet në njoftim, do të vijojë hetimi administrative për shkelje të konstatuara mbi raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për periudhën 24 janar – 2 shkurt 2023.

Në një konferencë për mediat, Celibashi paralajmeroi rrezikun e mosregjistrimit të PD-së në zgjedhje derisa palët ende nuk kanë zgjidhur ngërçin mes tyre ku ende nuk është e qartë se kush e ka tagrin për të marrë vendime si kreu i partisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sulm i radhes me dezinformata ndaj bujar osmani t ja prej ku vjen propaganda video 63e2a10ebe6f5
Story i mëparshëm

Sulm i radhës me dezinformata ndaj Bujar Osmani-t. Ja prej ku vjen propaganda (VIDEO)

pritja ne komunikacion konsiderohet si rrezik qe demton te menduarit dhe kujtesen 63e2a17812c3c
Story i radhës

Pritja në komunikacion konsiderohet si rrezik që dëmton të menduarit dhe kujtesën

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë