rreth rrotullimi i rrezikshem ekspertet u punua nga njerez jo profesional 64dbec6d8793a

Rreth rrotullimi i rrezikshëm, ekspertët: U punua nga njerëz jo profesional

August 15, 2023
min lexim

Pas aksidentit gjatë së hënës në rreth – rrotullim në Lakrishtë të Prishtinës ku humbi jetën një 17 vjeçar, dhe mbetën të lënduar dy persona, ekspertë të komunkacionit treguan disa shkaktarë që ndërvite kanë shkaktuar aksidente në atë zonë, teksa konsiderojnë se udhëkryqi në fjalë është punuar nga njerëz jo profesional.

Në  rreth – rrotullim në Lakrishtë të Prishtinës ndërvite pati aksidente, ndër to edhe prej atyre me fatalitet.

Pikërisht në këtë vend në orët e para të mëngjesit gjatë së hënës një veturë humbi kontrollin duke rënë poshtë nga ura në shiritat qarkullues, teksa si pasojë e kësaj humbi jetën edhe një 17 vjeçar dhe mbetën të lënduar dy persona.

Ky rrethrrotullim nga ekspertë të komunikacionit po emërtohet si “ pika e zezë” pikërisht për një arsye.

“Në rrethrrotullim kanë ndodh edhe aksidente tjera me fatalitet është rreth aksidenti i pestë që ka ndodh, 3 prej tyre janë me fatalitete edhe ky i fundit dmth… ne konsiderojmë që neës ndodhin aksidente në të njëjtin vend nga i njëjti faktor i themi pikë e zezë….”, thotë Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

Ndërkohë Bekim Ahmeti, ekspert i së njëjtës fushë konsideron se problemi qëndron te gjeometria e rrugës, derisa thekson se udhëkryqi në fjalë është punuar nga njerëz jo profesional.

“Problemi qëndron te gjeometria e rrugës sepse nuk është në rregull, ky rrethrrotullim ish dashtë të konstruktohej përmes tri niveleve, niveli i parë Prishtinë – Pejë njëra arterie e rrugës, arteria tjetër që do ta lidhte Prishtinën me Shkupin apo Shkup – Mitrovicë…Udhëkryqi është punu prej njerëzve jo professional jo prej inxhenierëve të komunikacionit është gjë që ndodh shumë herë në vendin tonë dhe si rezultat i kësaj ata nuk i dinë rregullat e komunikacionit, shkaktarët e faktorët e aksidenteve dhe e kemi këtë gjendje qysh e kemi…”, shprehet ai.

Tutje, eksperti Nol Dedaj tregon edhe disa mënyra për evitimin e aksidenteve në atë zonë.

“Janë tre forma si ndriqimi i rrugës, vendosja e shenjave adekuate, blloqet e betonit…”, vlerëson Dedaj.

Një aksident i njëjtë kishte ndodhur gjashtë vjetë më parë në të njëjtin vend ku pesë kosovarë kishin humbur jetën.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

megaopreacioni anti droge ne vlore mes te arrestuarve 2 ukrainas nen hetim edhe nje zyrtar i policise 64dbec695c08b
Story i mëparshëm

Megaopreacioni anti-drogë në Vlorë/ Mes të arrestuarve, 2 ukrainas. Nën hetim edhe një zyrtar i policisë

pendarovski do ti mbledhe presidentet rajonale ne shkup 64dbf0603d788
Story i radhës

Pendarovski do t’i mbledhë presidentët rajonalë në Shkup

Të fundit nga

Pse një mashkull dashuron ndryshe?

Meshkujt dhe femrat e shprehin dashurinë dhe përkujdesjen në mënyra të ndryshme. Në përgjithësi femrat janë më të ndjeshme, ndërsa meshkujt të tregojnë se janë më të fortë. Kjo do të thotë,
ShkoLartë