Megaopreacioni anti-drogë në Vlorë/ Mes të arrestuarve, 2 ukrainas. Nën hetim edhe një zyrtar i policisë

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me megaoperacionin anti-drogë të zhvilluar në Vlorë nga Policia Shqiptare, Guarda di Finanza dhe DEA amerikane.

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra raporton se gomonet me të cilët trafikantët do të bënin shkëmbimin e drogës në det, janë nisur rreth orës 19:00 të pasdites nga Patoku.

Veliera është me flamur ukrainas, nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik, 18 milje nga laguna Patokut.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, teksa në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i lartë i policisë.

Nga 6 të arrestuarit, 4 janë shqiptarë dhe 2 ukrainas. Forcat RENEA kanë zbarkuar në disa banesa në Laç për kontrolle.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge dhe një shumë parash.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Todoroski firmos për Partizanin e Tiranës!?

Story i radhës

Rreth rrotullimi i rrezikshëm, ekspertët: U punua nga njerëz jo profesional

Të fundit nga

Hasani tremb Tiranën

Florent Hasani me shumë mundësi e humbet derbin me Partizanin.  Burime nga klubi bardheblu bëjnë me