Rreth 400 druvarë “punojnë” në zyrë! “Pyjet Kombëtare” borxh 10 milionë euro dhe 4 paga të papaguara

min lexim

Qeveria e mëparshme, para zgjedhjeve, ka punësuar qindra njerëz në konkurs për druvarë në Pyjet Kombëtare, të cilët tani punojnë në zyrë. Kështu pohon drejtori i ri i ndërmarrjes publike, Zdravko Trajanov, në një intervistë për Radion Europa e Lirë. Siç thotë ai, në një situatë ku ndërmarrja ishte në gjendje katastrofale, udhëheqja nga përbërja e mëparshme e ka vënë veten në funksion të politikës, e jo në funksion të ndërmarrjes. Shpalljet e fundit për punësim, konkurset e fundit për punësimin janë konkurse për punësimin  e druvarëve, rreth 400 në numër. Njëri konkurs, siç pohon Trajanov, është për 320, tjetri është për 40.

Po ashtu ai pohon se kompania ka mbetur me 10 milionë euro borxh dhe katër paga të papaguara.

Trajanov thotë se shpreson se me rebalancin e buxhetit do të marrin ndihmë financiare nga qeveria me qëllim që t’i paguajnë pagat dhe ta zhbllokojnë xhirollogarinë e ndërmarrjes. Trajanov foli edhe për deklaratën e drejtorit të QMK-së, Stojançe Angellov, se të punësuar në Pyjet kombëtare zjarret i shuajnë me sandale, gjë që e demanton. Pranon se ndërmarrja është në gjendje shumë të keqe por tha se ata që i shuajnë zjarret kanë pajisje adekuate dhe janë të trajnuar në mënyrë adekuate për situata të këtilla.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

26 Vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të Irzniqit në Deçan: Kujtimi që jeton

Story i radhës

Biden thotë se armëpushimi në Gaza është ‘i mundur’ para fundit të mandatit të tij

Të fundit nga