26 vjetori i renies heroike te deshmoreve te irzniqit ne decan kujtimi qe jeton 66b904eea77a1

26 Vjetori i rënies heroike të dëshmorëve të Irzniqit në Deçan: Kujtimi që jeton

August 11, 2024
1 minut lexim

Në 26-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të Irzniqit në Deçan, banorët e këtij fshati me respekt dhe mirënjohje kanë kujtuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.

Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Irzniqi dhanë jetën e tyre në një përballje të pabarabartë me forcat serbe, duke mbetur përjetësisht në kujtesën e banorëve të këtij vendi si simbol i trimërisë dhe qëndresës.

Por kujtimet janë ato që në vete bartin krenari dhe dhimbje, njësoj si për dëshmitarët e kësaj beteje të cilët me emocione rrëfejnë tmerrin e datës 11 gusht të 1998.

Për zv. komandantin e UÇK- së gjatë asaj kohe Bajram Daci, për Telegrafin shprehet se dhimbja dhe krenaria shkonin bashkë dhe misioni i tyre ishte shpëtimi i shumë luftëtarëve e ndër ta edhe i komandantit Maxhun Çekaj, i cili nuk pati fatin të mbijetojë.

“Ka qenë një ditë shumë e vështirë për çështjen kombëtare, i tërë fshati kemi qenë duke luftuar dhëmbë për dhëmbë me okupatorin serbo-jugosllav, ku armikut i kemi shkaktuar dëme të mëdha, në atë betejë ka mbetur i vrarë komandanti Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj dhe është plagosur rëndë Ismet Haskaj  Xhevat Zeni”, ka thënë Daci.

Edhe për dëshmitarin tjetër Hajdar Çekaj, dhimbja edhe sot e kësaj dite e shoqëron duke kujtuar momentet e vështira të asaj periudhe.

“Fshati bombardohej vazhdimisht, çdo gjë digjej, ne bënim përpjekje që disa luftëtarë ti tërheqim nga vija e frontit të cilit kishin mbetur në vijën e parë të frontit të izoluar u organizuam dhe deri natën vonë ne u detyruam që në errësirë ti hapim varret dhe ti varrosim të vrarët”, ka rrëfyer Çekaj.

Në ceremoninë përkujtimore, familjarët e dëshmorëve, banorët e zonës, dhe përfaqësues të institucioneve vendore vendosën kurora me lule në varrezat e dëshmorëve.

MARKETING

RENT A CAR

pushteti nuk heq dore nga shperndarja e keshillit gjyqesor dhe atij te prokuroreve 66b9047649740
Story i mëparshëm

Pushteti nuk heq dorë nga shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve

rreth 400 druvare punojne ne zyre pyjet kombetare borxh 10 milione euro dhe 4 paga te papaguara 66b904f51603e
Story i radhës

Rreth 400 druvarë “punojnë” në zyrë! “Pyjet Kombëtare” borxh 10 milionë euro dhe 4 paga të papaguara

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë