rreth 3 milione euro jane demet e shkaktuara nga vershimet ne istog 63d2eaf3b301d

Rreth 3 milionë euro janë dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Istog

January 26, 2023
1 minut lexim

Mbi tre milionë euro është vlera e dëmeve në komunën e Istogut, pas vërshimeve dhe përmbytjeve të fundit.

Kështu thonë zyrtarët e kësaj komune pas vlerësimeve gjatë punës në terren të kryer nga 8 komisione të formuara nga Shtabi Emergjent.

Ndërkaq që pasojat e përmbytjeve në shumë vendbanime të Istogut hasën kudo. Rreth 30 familje të fshatit Drejë të cilat fillimisht ishin vendosur në Spitalin e Istogut, akoma nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre, pasi vlerësojnë se aty çdo gjë është shkatërruar.

Banorët e dëmtuar por edhe zyrtarët komunalë të Istogut besojnë se Qeveria e Kosovës duhet të reagojë në afatin sa më të shkurtë në mënyrë që këto dëme të sanohen dhe të strehuarit të kthehen në shtëpitë e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

avokatja e vajzes qe dyshohet se u perdhunua nga dani alves nuk mund te fleje po merr ilace 63d2e95077a67
Story i mëparshëm

Avokatja e vajzës që dyshohet se u përdhunua nga Dani Alves: Nuk mund të flejë, po merr ilaçe

nisma e salianjit per te shkarkuar alibeajn bardhi deshtoi qe ne nisje nuk i bindi dot as njerezit e berishes 63d2eb6c571eb
Story i radhës

Nisma e Salianjit për të shkarkuar Alibeajn, Bardhi: Dështoi që në nisje! Nuk i bindi dot as njerëzit e Berishës

Të fundit nga

ShkoLartë