​Rreth 2 milionë familje mbesin pa energji elektrike pas tërmetit në Japoni

March 16, 2022
1 minut lexim

Pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.3 të shkallës Rihter që goditi sot brigjet e Japonisë veriore dhe zonën përreth Fukushimës, u lëshua një paralajmërim për cunami dhe më shumë se dy milionë familje në zonën më të gjerë të Tokios mbetën në errësirë.

E njëjta zonë në veri të Japonisë u godit nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 9 të shkallës Rihter 11 vjet më parë, i cili shkaktoi avari në termocentralin bërthamor Fokushima, kujton AP.

Kompania Tokyo Electric Power Holdings, e cila menaxhon këtë termocentral bërthamor, në të cilin sistemet e ftohjes dështuan pas katastrofës së vitit 2011, njoftoi se punëtorët po kontrollojnë shkallën e dëmtimit të sistemit në centralin bërthamor.

Ndërkohë, Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) konfirmoi se tërmeti ndodhi në orën 23:36 me orën lokale në një thellësi prej 60 kilometrash (36 milje) nën nivelin e detit.

JMA lëshoi gjithashtu një paralajmërim për cunami me valë rreth një metër të larta për zonat bregdetare të prefekturave Miyagi dhe Fukushima, dhe televizioni kombëtar NHK njoftoi se cunami tashmë mund të jetë afër disa prej zonave të rrezikuara.

Për momentin nuk ka të dhëna për viktima të mundshme apo dëme materiale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kapiteni i Barcelonës presion Real Madridit

Story i radhës

328 raste të reja, 4 të vdekur nga KOVID-19

Të fundit nga

ShkoLartë