rreth 120 banesa te prekura nga permbytjet ne ferras fillon verfikimi i demeve 6963add37fcf4

Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve

January 11, 2026
1 minut lexim

Katër grupe komisionesh verifikimi kanë dalë në terren paraditen e sotme në fshatin Ferras për të konstatuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.



Procesi i verifikimit po zhvillohet si brenda ashtu edhe jashtë argjinaturës, në kuadër të fazës së parë të evidentimit të prezencës së ujit dhe pasojave të tij në banesa.

Sipas të dhënave paraprake nga komisionet në terren, deri më tani janë evidentuar rreth 120 banesa të prekura, ku dëmet nuk kufizohen vetëm brenda ambienteve të brendshme të shtëpive, por shtrihen edhe në oborre, magazina, pajisje bujqësore dhe infrastrukturë ndihmëse. Në shumë raste, uji ka depërtuar në banesa duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Fillimisht, puna e komisioneve ka nisur në zonën brenda argjinaturës, ku situata paraqitet më problematike për shkak të qëndrimit të ujit për disa orë. Më pas, verifikimet do të vijojnë edhe në banesat e dëmtuara nga vërshimi i ujit mbi kanalin e Martines, ku prurjet e shtuara kanë dalë nga shtrati duke përmbytur zona të tëra banimi.

Komisionet po dokumentojnë çdo rast me procesverbale, fotografi dhe të dhëna të detajuara, të cilat do t’i shërbejnë institucioneve përkatëse për hartimin e raportit përfundimtar dhe vlerësimin e masave të nevojshme për ndihmë dhe dëmshpërblim.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se procesi i verifikimit do të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të bashkëpunojnë me komisionet dhe të raportojnë çdo dëm të shkaktuar nga përmbytjet. Situata në zonë mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërkohë që strukturat e emergjencave janë në gatishmëri.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nga qilimi i kuq ne qendren e paraburgimit ylli can yaman arrestohet me akuza per droge e prostitucion 6963aac79b991
Lajmi i mëparshëm

Nga qilimi i kuq në qendrën e paraburgimit, ylli Can Yaman arrestohet me akuza për drogë e prostitucion

shba kryejne sulme ne shkalle te gjere kunder objektivave te isis ne siri 6963af02de19c
Lajmi i radhës

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

Të fundit nga

Trepça shpërthen në Mitrovicë

Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore e madhe ndaj Sigal Prishtinës 95:69! Vendasit e kontrolluan ndeshjen me ritëm të lartë dhe tranzicion të shpejtë, duke krijuar diferencë të madhe dhe duke e menaxhuar
ShkoLartë