rreshqitje toke ne rreshen vershimi i lumenjve ka shkaktuar deme ne disa zona uji po pushton edhe tokat 696239f4cf70b

Rrëshqitje toke në Rrëshen, vërshimi i lumenjve ka shkaktuar dëme, në disa zona uji po pushton edhe tokat

January 10, 2026
1 minut lexim

Prurjet e rrëmbyeshme të lumenjve Fan i Vogël dhe Zmeja në Mirditë kanë shkaktuar probleme të shumta ditët e fundit, duke sjellë gërryerje të tokës dhe rrezik për infrastrukturën.

Lumi Fan i Vogël ka marrë sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, ndërsa paraqet rrezik edhe për linjën elektrike, duke iu afruar ndjeshëm rrugës. Ndërkohë, nga ana tjetër, lumi Zmeja rrezikon furnizimin me ujë të qytetit, pasi tubi i ujësjellësit ka mbetur i varur në ajër, në mes të shtratit të lumit, si pasojë e gërryerjes.

Gjatë këtyre ditëve situata është e rënduar dhe kwrkohet mbwshtetje e Emergjencave Civile për të frenuar përkeqësimin e mëtejshëm të saj.

Lumi Fan i Vogël devijoi rrjedhën dhe dy ditë më parë dëmtoi linjën elektrike, e cila më pas u zëvendësua nga OSHEE. Ky fenomen po përsëritet vazhdimisht në të dy këta lumenj, sa herë që prurjet bëhen të mëdha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te gjitha akset rrugore jane te kalueshme 69622cb65bf47
Lajmi i mëparshëm

Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme

xabi alonso nuk jam kamikaz te aktivizoj mbappes qe nga minuta e pare 69623a53e5aa3
Lajmi i radhës

Xabi Alonso: Nuk jam kamikaz të aktivizoj Mbappes që nga minuta e parë!

Të fundit nga

ShkoLartë