Rrëshqitje dheu në Kinë, humbin jetën 21 persona

August 13, 2023
1 minut lexim

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në afërsi të qytetit Xian, qendrës së rajonit Shaanxi në veri të Kinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra e Menaxhimit të Situatave Emergjente në Xian thuhet se për shkak të rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga përmbytjet e menjëhershme që filluan natën e të premtes, është dëmtuar autostrada në perëndim të qytetit ndërsa është ndërprerë energjia elektrike për 900 shtëpi.

Si pasojë e rrëshqitjes së dheut kanë humbur jetën 21 persona ndërsa vazhdojnë punimet e kërkimit për 6 persona të zhdukur. Që nga korriku, rajonet veriore të Kinës janë përballur me reshje intensive dhe përmbytje të shkaktuara nga tajfunet “Doksuri” dhe “Khanun”.

Në përmbytje kanë humbur jetën gjithsej 142 persona.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Përfundoi me sukses dhe edicioni i dytë i Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”

Story i radhës

Conte dhe Spalletti janë kandidatë për postin e trajnerit

Të fundit nga

ShkoLartë