Grubi: Përfundoi me sukses dhe edicioni i dytë i Shkollës për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”

Ka përfunduar me sukses edhe edicioni i dytë i ngjarjes Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”, e cila u organizua nga Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes disa fotografive të shpërndarë në Facebook, ka uruar suksese për të gjithë pjesëmarrësit në edicionin e dytë të kësaj ngjarje me rëndësi për rininë.

Statusi i plotë:

Përfundoi me një atmosferë të shkëlqyer Shkolla për Liderë të Rinj “Peace Forum Dialogue”.

Edhe sot bashkëbisedimi ishte shumë interaktiv me tema nga më të ndryshmet si:

Agresioni ndaj Ukrainës, test i konceptit së sigurisë kolektive,

Mediumet në politikë dhe propaganda,

MKO – 2001/ Kujtimet e një diplomati të BE-së në teren.

Të gjithë pjesëmarësve të rinj ju dëshiroj shumë sukses.

 

Story i mëparshëm

7 të vrarë në Kherson nga sulmet ruse, mes tyre një foshnje

Story i radhës

Rrëshqitje dheu në Kinë, humbin jetën 21 persona

Të fundit nga