Në rrugën Rosoman-Prilep ka rrëshqitje të dheut, parashihet se komunikacioni do të jetë në ndërprerje për rreth gjashtë orë. Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se sipas informacioneve që kanë marrë nga SPB-ja e Kavadarit, bëhet fjalë për rrëshqitje të madhe të dheut në rrugën Rosoman-Prilep, afër lokalitetit “Tri vija”.
“Kontraktori i rrugës së re punon me mekanizim të pastrimit të rrugës. Parashihet se komunikacioni do të jetë me ndërprerje për 5-6 orë”, thekson Ilija Bojarovski nga QMK.