Përmbytje në Bosnje| Momenti kur policët nxjerrin një burrë me aftësi të kufizuara nga vetura

Banorët e qytetit Çeliq të Bosnje-Hercegovinës u goditën nga vërshimet e mëdha dhe të gjitha ekipet, përfshirë policinë, u vunë menjëherë në dispozicion të të rrezikuarve.

Të bartësh një grua përmes vërshimeve të ujit dhe të nxjerrësh një burrë me aftësi të kufizuara nga vetura janë vetëm disa nga situatat emocionale.

Në momentet më të vështira ka rënë në sy angazhimi i dy efektivëve të policisë, të cilët në situata të ndara kanë treguar ndjeshmërinë e tyre ndaj vendasve në nevojë.

Siç shihet në pamjet që i posedon portali klix.ba, zyrtarët policorë me uniformat e tyre për kryerjen e rregullt të detyrave para së gjithash kanë nxjerrë nga vetura një të moshuar me aftësi të kufizuara dhe më pas e kanë vendosur në një dhomë të mbyllur.

Menjëherë më pas, ata vazhduan misionin e tyre humanitar duke përcjellë një grua, e cila u dërgua në një vend të sigurt.

Ndryshe, komuna ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore dhe sipas të dhënave të fundit janë përmbytur të paktën 200 objekte banimi dhe objekte të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cilat janë vlerat e artit të të mësuarit nga gabimet?

Story i radhës

Rrëshqitja e dheut në rrugën Rosoman-Prilep, parashihet ndërprerje e komunikacionit për rreth gjashtë orë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish