rrembehen kater persona ne veri te kosoves dergohen ne serbi 63a1df0b0d6d5

Rrëmbehen katër persona në veri të Kosovës, dërgohen në Serbi

December 20, 2022
1 minut lexim

Katër persona të komunitetit serb janë rrëmbyer gjatë dy ditëve të fundit në veri të Kosovës, që dyshohet nga agjentë sekret të Serbisë, bëjnë të ditur burime të sigurta të KosovaPress-it nga ajo pjesë e vendit.

Sipas këtyre burimeve, viktimat janë D. N. , V. I., B. P. , dhe D. S., (emrat e njohur për redaksinë), të cilët pas rrëmbimit janë dërguar menjëherë në Serbi.

“D.S. është rrëmbyer në fshatin Soqanicë të Zvecanit të shtunën mbrëma. Fillimisht është rrahur nga katër të maskuar, meqë viktima ka refuzuar të hyjë në automjetin e tyre, dhe pastaj është dërguar në Serbi përmes rrugëve ilegale. Të njëjtën natë është futur me forcë në xhipin e zi pa targa edhe viktima me inicialet B. P. Ngjarja me këtë të fundit ka ndodhur në Leposaviq. Ndërkaq, të dielën gjatë natës po ashtu në Leposaviq, janë rrëmbyer D. N., ish polic i Kosovës, si dhe V. I. , afarist”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej shtojnë se rrëmbyesit që dyshohet të jenë agjentë sekretë të Serbisë, kanë përdorur maska dhe xhipa të zi, ndërsa deri tash nuk dihet motivi i rrëmbimit të tyre. /KosovaPress/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

krishtlindjet e familjes mbreterore do te jene te veshtira pa mbretereshen elizabeth 63a1ddd14143c
Story i mëparshëm

​Krishtlindjet e familjes mbretërore do të jenë të vështira pa mbretëreshën Elizabeth

flasin policet e kosoves qe 11 dite qe jane te bllokuar ne leposaviq pa ardhur dikush ne nuk levizim 63a1df6f261fd
Story i radhës

Flasin policët e Kosovës që 11 ditë që janë të bllokuar në Leposaviq: Pa ardhur dikush ne nuk lëvizim

Të fundit nga

ShkoLartë