Rregullorja e re financiare e UEFA-s, telashe të mëdha në horizont për klubet shqiptare

April 8, 2022
1 minut lexim

UEFA ka publikuar këtë të enjte rregulloren e re që do të zëvendësojë Fiar Play Financiar. Nga një anë, kriteret e saj mbi balancimin e shpenzimeve nuk prekin klubet e kampionatit kosovar, pasi bëhet fjalë për buxhetet që kalojnë mbi 5 milionë euro në sezon.

Por një prej kritereve, duhet të alarmojë klubet shqiptare.

UEFA e ka cilësuar si thelbësor faktin që klubet, për të marrë licencën që të luajnë kompeticionet e saj, duhet të mos kenë borxhe ndaj palëve të treta.

“Do të ketë kontrolle çdo katër muaj dhe do të ketë më pak tolerancë ndaj atyre që paguajnë më vonë”, shkruante UEFA në shpjegimin për rregullat e reja, në pjesën që theksonte se klubet nuk duhej të kishin detyrime të prapambetura ndaj klubeve të tjera, ish-punonjësve të tyre, apo autoriteteve shtetërore.

Një situatë e cila normalisht duhet të alarmojë klubet në vendin tonë, ku shumë të tilla përballen vazhdimisht me gjyqe të panumërta në FIFA të fituara nga ish-futbollistë e trajnerë që nuk janë paguar sipas kontratave, apo edhe borxhe ndaj tatimeve. Duke pasur parasysh që UEFA do të kërkojë që në fillim të bëjë disa klube shembull që të tregojë se këto rregulla funksionojnë, klubet e Superiores duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht si të zgjidhin këto telashe, nëse nuk duan që të shkruajnë emrin e tyre të parët në listën e të ndëshkuarve e të mbeten jashtë Europës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një ditë para Kongresit, Rama mbledh ministrat dhe deputetët tek Vila 30

Story i radhës

Pas dy vitesh mungese, zbarkon në Sarandë kroçera gjigante me 450 turistë

Të fundit nga

ShkoLartë