Rrëfimi i Uzunit në Spanjë

May 20, 2023
1 minut lexim

Myrto Uzuni ka dhënë një rrëfim së fundmi për Marca. Sulmuesi shqiptar ka kujtuar edhe njëherë tjetër largimin nga Shqipëria për në Greqi, atje ku nuk kishin asgjë.

“Udhëtimi im filloi me babain tim, që në fillim ai gjithmonë donte që unë të bëhesha futbollist, të mësoja anglisht sepse do të ndihmë në jetë. Ishte trajneri im i parë dhe më mbështeti që në ditën e parë.

Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian dhe na u desh të ecnim tre ditë, nuk kishim para, duhej të paguanim 15 mijë euro për të dalë jashtë territorit tonë që është shumë para në atë vend pasi fiton 300 ose 400 euro në muaj. Një daja ime na i dha hua.

Shkuam në Greqi në kërkim të një jete më të mirë.

Këtu qëndron forca ime.

Kjo më bën të vlerësoj ku jam sot, nuk dua për t’u kthyer në atë gjendje, familja ime nuk kishte asgjë, ishte një jetë e vështirë”, tha Uzuni.

Më pas Uzuni dhe familja e tij u kthyen sërish në Shqipëri.

“Nuk kishim shtëpi, pa para, nuk kishim asgjë, jetonim në një situatë të vështirë. Një ditë vrapova në orën gjashtë të mëngjesit, ishte shumë ftohtë dhe hunda më ishte skuqur, ngrita sytë dhe thashë me vete:” Një ditë do të jem shumë i madh kam pasur gjithmonë besim tek vetja”.

Gjithashtu Uzuni ka kujtuar kohën kur pasi shkëlqeu te Tomori, firmosi për 2000 euro me Apoloninë: “Dy mijë euro nuk janë asgjë”, tha Uzuni me buzëqeshje.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Abazoviq për betimin e presidentit Milatoviq: Ëndrra jonë politike është bërë realitet

Story i radhës

Pak ditë pas lindjes u rikthye në punë, Neda Balluku ndan pamjet me të bijën në prapaskenë

Të fundit nga

Mot i vranët e me diell

Moti për sot parashihet i vranët dhe me intervale dielli. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bëhet e ditur se vranësirat vende – vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do
sqmken
ShkoLartë