Abazoviq për betimin e presidentit Milatoviq: Ëndrra jonë politike është bërë realitet

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abozoviq pas betimit të Jovan Milatoviq si president i shtetit malazez ka thënë se kjo është ditë historike për Malin e Zi.

“Urime Presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi Jakov Milatoviq marrjen e detyrës”, ka shkruar Abazoviq.

“Kjo është ajo për të cilën kemi luftuar. Ansambleja e Malit të Zi kurrë më e bukur. I gjithë rajoni, si dhe mysafirët nga Evropa dhe mbarë bota, u mblodhën në një vend. Mali i Zi dërgon një mesazh shumë të bukur. Ëndrra jonë politike është bërë realitet”, ka shkruar tutje ai.

Abozoviq është shprehur se “trimërisht” Mali i Zi është ‘në rrugën e duhur’.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenca publikon pamjet nga arritja e Osmanit në inaugurimin e Milatoviqit, ulet afër Begajt

Story i radhës

Rrëfimi i Uzunit në Spanjë

Të fundit nga