Rrëfimi i Negovan Veljkoviç mikut edhe njohësit të punës dhe veprës së Oliver Ivanoviçit : “E di kush janë vrasësit e Oliverit”

February 9, 2022
min lexim

Ditën e 16 dhjetorit 2016 unë Negovan Vlejkoviç i lindur me 4 tetor 1981 në Surdullicë nga baba Ljubisha dhe nëna Stojimenka me qëndrim të përhershëm në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca” pa numer, kam dal nga burgu KPZ Zabel te Pozharevci. Jam kthyer në Kosovë ku më kanë pritu miqtë edhe farefisi ndër të cilët edhe Oliver Ibanoviç që pas daljes më ka ndihmuar.

Këtë tregim do e rrëfej ashtu si ndodhi pa shtim edhe fabula.

Pas kohës së kaluar në burgun KPZ Zabel në Pozharevc kam dal pa ansjë qindarkë, pa asgjë. I ndjeri Oliver Ivanoviç ishte këtu dhe më ofroi gjithçka, që nga puna, paga edhe çdo gjë për jetë.

Pas burgut jam anëtarësuar në POKS, ku jam edhe tash anëtar aktiv, që do të thotë jam kyçue në politikë. Ivanoviç nuk ka qenë mbështetës i monarkisë, por më ka ndihmuar shumë të afirmohem në ujërat politike, duke më njoftuar me shumë njerëz në politikën e Kosovës dhe më ka shtyrë në botën politike.

Me mbështetjen e vazhdueshme të Oliverit kam arrit pozitë në politikë në Kosovë edhe vëmendje të “përfaqësuesve shqiptar në institucionet e Prishtinë”. I ndjeri Oliver Ivanoviç edhe unë kemi punuar në përmirësimin e raporteve mes serbëve edhe shqiptarëve, aq sa kemi pasur mundësi, por e vërteta disave nuk ju ka pëlqyer, por shumicës po sepse iu është mërzitur konflikti si serbëve edhe shqiptarëve.

Me gjithë përkushtimin dhe mundin që kemi bërë, problemin më të madh e ka krijuar Lista Serbe e Goran rakiç ish zjarrfikës, që ka ditur të shkatërroj çdo gjë që do sjellte stabilizim të raporteve mes dy palëve.

Natyrisht, Rakiç me “dirigjimet”e Veselinoviç, Radoiçiq edhe Vuçiq përherë i shkon për dore të jetë provokim dhe atë për shkak të punëve kriminale sepse më së miri është të punohet nën tavolinën politike. Sinqerisht nuk është vetëm kjo, kishin edhe interes-e tjera në jo stabilitet për çka flasin shumë dokumente që posedojë, si në formë të shkruar po ashtu edhe përmes USB të ruajtura dhe në kartel të llap topit.

Përzierja e Aleksdandar Vuçiq dhe vëllait të tij Andreja si dhe Zvonko Veselinoviç e Milan radoiçiq në veprimet kriminale në Kosovë. Shitja e armatimit serb për UÇK nën kujdestarinë e politikanëve shqiptar dhe vrasja e Oliver Ivanoviç janë krime serioz.

Kam tentuar shumë herë dhe në shumë raste të dërgoj këtë letër por nuk ia kam dal për shkak censurës së burgut.

Ftoj opozitën serbe të më bashkohet she publikisht të më mbrojë nga tirani dhe kriminelët e tij.

Publikisht e porosis Vuçiqin dhe të tjerët rreth tij: “ Zotërinj, arsimimi shpirtëror dhe mendja bashkëkohore prodhojnë tek njeriu kundërshtime që e bëjnë amfib. Në shumëçka ka kundërshtime që nuk i ka shpik kujtimi, refleksioni dhe kuptimi shkollor i filozofisë, është e qartë se kemi mendim të ngarkuar dhe qëndrim mosbesues, prandaj ato në forma të ndryshme e kanë bërë kureshtar botën njerëzore.

Ndonëse apo për shkak se arsimi bashkëkohor i ka dhënë formën më të ashpër dhe kundërshtimet më të mëdha, amfib i përmendur më lartë duhet të jetoj në dy bota që takohen në kundërshtime njëra me tjetrën , kështu që tash besimi në kryetarin e RS hutohet aty këtu dhe e hedh nga njëra anë në tjetrën dhe njeriu nuk është i aftë të gjejë qetësi por merret me matjen e realitetit.

Nga njëra anë shohim njeriun e përthurur në realitetin e përditshëm të kohën e tokës dhe në depresion me nevojat edhe fatkeqësitë, të munduar nga ana e natyrës dhe të përfshirë në materie të imponuar dhe luftën që të tregohet i virgjër, përderisa ju kryesit e veprës penale të vrasjes keni qëllime dhe jetoni në to, që ua janë mundësuar në mënyra të ndryshme.

Nga ana tjetër njeriu ngritët deri te njohuria, vjen te faktet bindëse dhe fillon të sheh pasojat që kanë ndodhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

I gjithë materiali tel nuk do mbetet jashtë dorës suaj dhe atë sepse “ qenia përcakton ndërgjegjen dhe formon karakterin e njeriut”, “ Virtyti dhe mëkati nuk janë pasoja të lindura në ndërgjegje por janë pasoja të rrethanave”..”Instinkti dhe trashëgimia mezi jetojnë në secilin rast nuk luajnë rol vendimtar në formimin e njeriut”, “Gjërat duhet dorëzuar atyre në dorën e të cilëve ato do të jenë më të dobishme”.

“Ka njerëz” kam menduar “që më nuk i njoh , që duken gjithnjë e më të vegjël e koha që kam kaluar me ta e humbur”. Ju zotërinj nga pushteti e keni nisur, e mua më mbetet ta përfundoj. Do të tentoj të trokas në të gjitha dyer dhe ta shikoj në sy secilin që u përzier në vrasjen e Oliverit.

Me besimin në Zotin dhe besnikërinë e miqve.

Në lidhje me këtë sa më shumë që kemi punuar me përkushtim, aq më shumë fakte kyçe kemi gjetur në krimin e organizuar në veri të Kosovës dhe në të gjithë Kosovën.

E di se disa që kanë ftuar Oliverin në biseda, për ta përfituar që të bashkohet në tiraninë e Vuçiqit, gjë që Oliver e ka refuzuar me vendosmëri, pastaj kanë dërguar edhe nga anë të ndryshme që ta përfitojnë, e i fundit që foli me te ishte Aleksandar Shapiç.

A iu pengon Oliver këtë e kemi ditur, e që po ia përgatisin likuidimin edhe kjo është ditur që nga fillimi i 2017, por që u shty për shkaqe të ndryshme. Do ta sqaroj: disa nga sejmenët e Vuçiqit, kanë menduar se mund ta blejnë Oliverin dhe ashtu ia mbyllin gojën, pastaj Oliver shpesh ka shkuar në gjyq për diçka që e dimë mirë dhe tentuan të i japin falje nga përgjegjësia, natyrisht as këtë Oliver nuk a ka pranuar, pasi e dinte se nuk ishte fajtor.

I janë frikësuar Oliverit sepse ai i kishte në dorë për shumë punë të pista, duke nis nga maunet që u konfiskuan dhe deri teë shitja e armëve në Emirate Arabe përmes Kosovës. Në atë shitje të armëve kanë pasur pjesë edhe politikanë shqiptaru si Ramush Haradinaj miku i madh i Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiq, pastaj Hashim Thaçi e Kadri Veseli, por janë frikësuar kur Oliver u takua me Mati Ahtisarin në Tiranë, sepse menduan se Oliver po dorëzohet në duar të lojtarit serioz, prandaj shpejt[ nisën të mendojnë likuidimin e tij.

Që e gjitha të jetë interesant në likuidim janë përfshirë edhe komandanti i policisë në veri të Kosovës që tash ndodhet në arrati, Bojiç, Srgjan Vuleviç i quajtur Gene nga Leshaku, i cili e ka pritur edhe ekzekutuesin nga Sllovenia që erdhi së vajzën dhe ishin të vendosur në hotelin “Oktan” tek bugari në Leshak , ku gjatë qëndrimit u vozitën me xhipin e Genes, e të pranishëm ishin edhe njerëz të Veles që i ka dërguar Veselinoviç prandaj janë të përfshirë edhe Besara, Spsoejeviç dhe Roshiç që me automjet të policisë e kanë përcjell likuiduesin dhe me sukses i kanë nxjerr nga Kosova përmes Jarinjes. Për të mos u larguar nga tema, do vazhdoj të shpjegojë me radhë, sulmi i parë serioz ndaj Oliveri ndodhi në mars 2017, por sipas informatave që kemi ai doli të ik, e unë në disa raste kam kontaktuar të ashtuquajturin “Drazha” nga Piroti asokohe polic si strukturës së fortë, por nga ai nuk ka pasur shumë ndihmë dhe çdo gjë tregonte se Oliver u lëshua nën ujë.

Që çdo të jetë interesant përherë informata kemi marr nga shqiptarët e kur tonët heshtnin.

Në të vërtetë Oliver saktë e ka ditur çka po i përgatitet dhe hapur ka fol edhe për Al jazira edhe RTK për çka ka dëshmi dhe xhirime në ato tv.

Pas arrestimit, jam dërguar në njësinë e burgut në Prokuplje, ku kam kaluar 5 muaj, prej nga jam transferuar në KPZ të Nishti, por gjatë kohës së qëndrimit ë paraburgim kam pasur shumë vizita të BIA-së, sigurimit ushtarak për çka mund të dëmtoj edhe avokati im Ivica Pavloviç nga Blace dhe në synim për të më thyer dhe heshtur erdhën në idenë që të më i shpikin disa vjedhje në Merdar edhe Degremen në një fshat Orlovac për të cilat kam dokumentacion për dëmet e bashkësisë lokale.

Pastaj më kanë vënë veprën penale në Dimitrovgrad, ku po ashtu ishte dëmtuar një inspektore në kalimin kufitar në Gradina, Dushica Ivanov dhe më pas vepra e re ku është dëmtuar gjykatësi i Gjykatës Themelore në Vranje dhe tash avokate Maria Janiçijeviç.

Pas arritjes në KPZ në Nish kam pasur shumë vizita nga shërbime të ndryshme të jashtme, më kanë kërcënuar dhe më pas kanë dërguar të dënuar me mjete të ndryshme si dara e shufra , pastaj në transferin në Leskovc ku jam edhe tash në një dhomë që kontrollohet me kamera 24 orë.

Nga ana tjetër shqiptarët e Kosovës më kanë ofruar 3 mijë e 500 euro, status dhe pozicion në zëvendësim që të ju jap materialin dhe ky material mos të dal nga Kosova.

Shtrohet pyetja e thjeshtë pse këta frikësohen nga e vërteta !.

Gjatë gjith 2017-tës Oliver ka pasur vështirësi në realizimin e planit të subjektit të vetë sepse vazhdimisht është sabotuar nga njerëz të Vuçiqit.

Nëse shikohet në përgjithësi ata iu kanë frikësuar Oliverit, sepse ka ditur shumë për punët e tyre të pista dhe veprimtaritë në trollin e Kosovës edhe ndërlidhjen mes Prishtinës edhe Beogradit, pët të gjitha këto do të jap pasqyrë të zgjeruar:

Zotërinj “kuptoj maturinë tuaj, kuptojmë edhe kujdesin tuaj dhe nuk dua të ju komprometoj para të fuqishmëve, duke ju detyruar të deklaroheni për gjërat me aq rëndësi”. Jam autor i këtyre rreshtave dhe me përgjegjësi qëndroj prapa tyre . Përfaqësuesit e popullit serb të zgjedhur në rrugë legjitime nisen nga ajo se janë pushtet.

Zotërinj, kjo është fjalë e madhe në Serbi. Diku tjetër do thuhej ligj, te na thuhet pushtet. E vërtetë, ky pushtet nuk është pushtet e këshillave kishtar, as pushtet i etërve kishtar, më së paku i popullit por pushtet i policisë dhe tiranisë…. Drejtësia, barazia” janë vetëm fjalë boshe që na mashtrojnë” kah do që kthejmë sytë, shohim vetëm krime edhe triumf dhe virgjëri të shkelur…”.

O ju ligjvënës të emëruar nga ana e krye-shefave ndaloni këtë tirani të keqe të një pushteti të mbrapshtë, krijoni ligj për grabitje etj. Apo ndaloni që e gjithë bota të jetojë! Përmes përfitimeve enorme dhe shoqatave të fuqishme i merret toka bujkut, puna zanatliut, e liria secilit që mendon ndryshe, vraponi sepse korrupsioni di industri po okupon çdo gjë në fshat edhe qytet, ndjek ngado secilin për gjithçka, pse hezitoni kush ku ndalon? Populli atdheu, nderi? Përvoja jonë me pushtetin aktual dhe prokurorinë publike, me të cilët rrallë pajtohemi por për të cilët kemi mësuar të gjykojmë zakonisht nuk na lejon të parashikojmë sistemin, që ty të gjejmë gabim e të mendojmë mirë për gabimet tona. Përmes dëshmitarëve kemi mësuar frikën e tmerrin e Kroacisë BeH dhe Kosovës. Hekatomba njerëzore të mendjeve të ndritura, të llogaritura si thertore të gjenive, që shpiku luftën e madhe dhe KFOR-in e lartë etj., por më pas, pas atyre mundimeve, nuk dëgjuam vetëm zhurmën që arrinte tek ne, të qetë nga stuhia, si një oazë i rrethuar nga rëra lëvizëse … .

Në vend që pushteti të shoh zgjidhjen e çështjes së krahinës jugore, që njerëzit të kenë një të nesërme ë të mirë, ky pushtet vret ata që mendojnë ndryshe. Për fat të keq Oliver u vra me 16 janar 2018, unë jam arrestuar me 22 janar 20018 në Merdar si dëshmitar i vetëm për gjithçka që i ka ngjarë Oliverit gjatë gjithë 2017-tës deri janar 2018.

Nisur nga kjo po nxjerr në publik të vërtetën e plotë dhe ftoj të gjithë ata që duan edhe guxojnë që të më bashkohen në nxjerrjen në dritë të së vërtetës deri në fund.

Lus redaksinë e “Magazinë Tabloid” që të publikojë në tërësi dhe të më ndihmoj që kjo të publikohet në sa më shumë medie sepse e vërteta meriton që të dihet.

Të nderuar, publikisht ju porosis që materialin e përmendur e kam unë dhe po ashtu e di se shumicës i është bërë boll, tortura që po përjetoj duke nisur nga shkatërrimi financiar ku jam në humbje mbi 400 mijë euro, tentim-vrasjen dy herë në burgun në Nish edhe Leskovc, por jam i gatshëm të shkojë deri në fund.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja cila është kënga e ‘Spice Girls’ që Victoria Beckham nuk do ta këndonte më kurrë

Story i radhës

Rroga minimale, VMRO-DPMNE: Jo nivelizim, të respektohen koeficientët

Të fundit nga

ShkoLartë