Rey Manaj gjatë merkatos së verës vendosi të rikthehet në futbollin italian, pavarësisht se ishte pjesë e një klubi prestigjioz, si Barcelona. Ai zgjodhi Spezian për të luajtur sërish në Itali, ku mbërriti si fëmijë me prindërit e tij. “Gazzetta dello Sport” i ka rezervua një hapësirë të rëndësishëm futbollistit të Kombëtares Shqiptare, që nuk heziton të tregojë vuajtjet që ka kaluar familje e tij për të siguruar një jetë më të mirë.
“Mbërrita me prindërit e mi në shtëpinë e hallës sime në Castelchiodato, në provincën e Romës. Ishte viti 2000, lufta e Kosovës sapo kishte përfunduar. Një mëngjes, në orën 05:00, trokitën në derë për kontroll. Nuk kishim dokumente dhe u kthyem në Shqipëri. Dy vjet më vonë, erdhëm sërish në Itali me dokumente të rregullta.
Babai im kishte shkuar para nesh për të gjetur punë. Udhëtova me një gomone me mamin, motrën time të vogël dhe tezen. Fatmirësisht, isha i vogël dhe nuk mbaj mend asgjë nga ai udhëtim. Por e di që ne u larguam pa patur siguri për mbërritjen në Itali. Pas një periudhe në Castelchiodato, u transferuam në Codogno. Dhe këtu filloi historia ime në futboll”.
Debutimi me Interin në moshën 18-vjeçare, më pas një periudhë e vështirë që sulmuesi e justifikon në këtë mënyrë:
“Mancini ka qenë pikë referimi për mua. Më ka afruar gjithmonë në ekipin e parë. Ndoshta kur erdha tek Interi nuk isha gati fizikisht dhe mendërisht. Kam ende shumë miq atje, flas shpesh me Perisicin dhe Brozovicin.”
Në verën e vitit 2021, iu bashkua Barcelonës. Ishte realizimi i një ëndrre, por në një moment jo të mirë për klubin, në spektin organizativ dhe sportive.
“Ndihesha sikur luaja në PlayStation dhe zgjidhja modalitetin e lojtarit, por gjithçka ishte e vërtetë. Për disa muaj pata nderin të vrapoja dhe të stërvitesha me Messin. Në atë dhomë zhveshjeje nuk fola shumë, por dëgjova gjithçka. Ato ditë donte një klub tjetër nga La Liga, por Barcelona vendosi të më mbante.
Por, më pas, kërkova të largohesha. Ka pasur shumë konfuzion në Barcelonë pas lamtumirës së Messit. Ata do ta kishin përforcuar sulmin, por herët a vonë edhe unë do të kisha pasur mundësinë të tregoja veten”.
Spezia i dha mundësinë për treguar edhe një herë se mund të bëjë mirë në një kampionati elitar.
“Një klub ambicioz që po konsolidohet, një ekip i ri, një trajner që po ndërton rrugën e tij pasi është kampion. E kuptova që mund të bëja emër te Spezia”.