Rrebeshet e shiut shkaktojnë dëme në disa qytete, parashikimi i meteorologëve për ditët e ardhshme

June 9, 2022
1 minut lexim

Mjaftuan disa minuta reshje intensive në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të vendit që uji të vërshonte dhe të merrte para ç’të gjente, duke sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.

Vështirësi në lëvizje u krijua në disa rrethe në vend, përfshirë edhe ato bregdetare, ku pushuesit që kanë nisur sezonin kanë lënë çadrat.

Për shkak të motit të keq, disa zona kanë pasur probleme edhe me energjinë elektrike.

Sinoptikanët parashikojnë se kjo kthesë e menjëhershme e motit do të vijojë edhe për ditët e ardhshme deri në fundjavë.

“Reshjet do të zgjasin deri të premten, kryesisht në veri të vendit, ndërsa përmirësimi i motit do të nisë në fundjavë”,– thotë sinoptikani Hakil Osmani.

Temperaturat pritet të ulen me 10 gradë, nga 36 do të shkojnë në 26, pra diku 3 gradë më pak sesa mesatarja e muajit qershor.

Në zonat bregdetare problem do të jetë edhe parametri i erës, që pritet të arrijë një shpejtësi prej 55 km/ore në det të hapur.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa i kobshëm ky numri 9-të, me këtë datë vdiqën tre emra të mëdhenj të sportit të Kosovës

Story i radhës

Tejkalon në vijë të plotë, gjobitet shoferi në Gjilan

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë