Rrahmani flet pas het-trikut

1 minut lexim

Kampioni në fuqi, Ballkani ka kaluar pa ndonjë problem në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Sulmuesi i Ballkanit, Albion Rrahmani, është futur në histori të futbollit të Kosovës me hat-trickun e shënuar ndaj La Fioritas të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes dhe rekordit të thyer, Rrahmani tha se ndihet krenarë për golat e realizuar.

“Do e mbaj mend gjatë gjithë jetës dhe jam shumë krenar. Këto gola më japin shumë më shumë motiv për të vazhduar. Shpresoj që të vazhdojë me më shumë gola” – tha Rrahmani.

Ndryshe, Ballkani në raundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Sutjeskas nga Mali i Zi dhe Klaksvik nga Ishujt Faroe.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Instalimi i njehsorëve të ngrohjes fillon sot në këto hyrje të Ulpianës

Story i radhës

Çfarë pret Greqia nga ministrja e Jashtme gjermane?

Të fundit nga