Rrahmani e lëshoi bajrakun, opozita vajton dështimin!!!

Tha se do të mbetet “Heroi i shekullit”, tha se nuk lëshon pe, çfarë nuk tha kryetari i SBASHK-ut, e u zotua se do e çonte deri në fund kërkesën e anëtarësisë për 100 euro, mbajti fëmijët një muaj pa mësim,në fund po dorëzohet. Ky është Rrahman Jashari, me kërkesë të anëtarësisë që të nis mësimi nga 3 tetori. S’ka asgjë të keqe, përkundrazi është mirë që mësimi të nis, këndvështrimi ka të bëjë me parimin e korrektësisë. Rrahmani kishte mbajtur takim me Kryeministri Kurti, më 13 shtator, menjëherë pas takimit të tridhjetë, pa u konsultua me askënd tha se “greva vazhdon” duke hedhur poshtë ofertën e kryeministrit për 50 euro, këmbëngulte vetëm në 100 euro. Tani pas dy javësh, Rrahmanit i kujtohet të pranojë ofertën, për këtë tenton që të përligj veten me kërkesa të anëtarësisë.

Pse nuk e pyeti anëtarësinë edhe me 13 shkurt, por menjëherë pas takimit tha “greva vazhdon”, pse u dashka tani pas dy javësh mësim të humbur të rikthehet në gjendjen e mëparshme. Njësojë veproi edhe në takimin e 21 shtatorit ku së bashku me drejtoreshën e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, SusanFlocken takuan kryeministrin Kurti pa arritur ndonjë marrë veshje. Nga gjithë diskursi i z.Jashari po del që s’ka pasur të bëjë fare me parime, me pazare sikur të blinte ndonjë veturë apo pastërma, eh kështu nuk mbahet shteti.

Mungesa e parimeve ka bërë që të humb besimi tek sinqeriteti i grevës, për të cilën në fillim e kam mbështetur z.Jashari për dy arsye: së pari rritja e çmimeve dhe mos mbajtja e premtimit të qeverisë që ligji i pagave të miratohet qysh në mars. Kërkesat ishin të drejta, por deri me 13 shtator, pastaj grevës i humbi çdo kuptim. Ditët e pas 13 shtatorit kanë qenë shantazh ndaj Qeverisë me fëmijët peng për t’i përdorur “mish për top” në luftën tashmë të njohur të opozitës ndaj qeverisë. Po të ishte pyetur anëtarësi, që nga 13 shtatorit jam 100 %i bindur se do të ishin pajtuar që mësimi të niste, Rrahman Jashari kokë në vete mori vendimin për vazhdimin, kur e pa që qeveria s’po dorëzohet dhe presioni po shtohet nga të gjitha anët po bën manovër duke përdorur mësimdhënësit për të ndërprerë grevën. Rrahmani do të bëjë çdo gjë që të nis mësimi, e di se çdo ditë që kalon vetëm sa do të zhvishet nga e vërteta që nuk ka të bëjë me grevën, së paku jo nga 13 shtatori. Gjithashtu, nëse nuk reformohet sindikata do të pësojë tkurrje edhe nga vet anëtarësia, ka nevojë të ketë ndryshim në strukturat e sindikatës, të jenë vërtetë në shërbim të punëtorëve dhe jo të ndonjë partie. Të gjitha etiketimet, të gjitha fjalët nga Qeveria dhe populli për kapjen e sindikatës nga PAN-i po dalin të vërteta.

Rrahmani, mund të jetë burrë i mirë, por s’ka qenë i pavarur në vendimmarrje, kjo gjë e ka penalizuar duke e bërë të pabesueshëm. Divergjencat e thella që janë krijuar këto ditë mes sindikatës dhe qeverisë nuk janë anormale nëse do të ishin për shkelje të të drejtave të punëtorëve apo që kanë të bëjnë me arsimin pa ndonjë qëllim tjetër, kur kësaj i shtohet opozita nën hije me disa përfaqësues të sindikatës në rolin e zëdhënësit, ndryshon krejtësisht hesapi. Vendi ka nevojë për reforma në të gjithë sektorët, për shkundje, ka nevojë për arsim të denjë, për paga të dinjitetshme, për sindikata të pavarura, vetëm kështu vendi ecën para. Klani “Pronto” ka pasur, dhe vazhdon ende të ketë një pjesë në dorë, të drejtësisë, arsimit, ekonomisë dhe shtyllave tjera. Shkapja sa më parë do t’i hap Kosovës të ardhmen e munguar.

Story i mëparshëm

“LDK ju dëgjon” – Lidhja nis turneun në Kosovë për të biseduar me qytetarët

Story i radhës

Gropat misterioze që po mbijnë si “kërpudhat pas shiut” tmerrojnë banorët e rajonit turk

Të fundit nga