Rooney shokon me deklaratën: Kisha frikë se po vdisja

February 10, 2022
1 minut lexim

Vazhdon të flitet për Wayne Rooney. Ish-lojtari i Everton, Manchester United dhe Anglisë, trajner aktual i Derby County, në turin mediatik për prezantimin e dokumentarit të ri për jetën e tij, i është rikthyer problemit të tij me varësinë ndaj alkoolit.

Rooney deklaroi se “në momentet më të ulëta psikologjike kishte frikë se mund të vdiste ose të vriste dikë. Mund të isha me vajza, në gjendje të dehur, ose bëja gjëra të tjera.

Po, po, mund të vrisja dikë ose madje t’i bëja më të keqen vetes time. E dija që kisha nevojë për ndihmë, si për të shpëtuar veten, ashtu edhe për të shpëtuar familjen time”.

36-vjeçari anglez shtoi: “Dhjetë, pesëmbëdhjetë vite më parë, nuk mund të hyja në dhomën e zhveshjes dhe të thoja: Po luftoj me alkoolin, po luftoj me shëndetin tim mendor”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vazhdon anulimi i seancave gjyqësore, anulohet seanca për rastin “Toplik”

Story i radhës

Këto 3 shenja do të ndryshojnë shumë gjatë vitit 2022

Të fundit nga

Inzaghi thyen heshtjen për të ardhmen e tij

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranon se ka marrë oferta nga klube në Itali, jashtë vendit dhe Arabinë Saudite, dhe këmbëngul se ai dhe zyrtarët e “Nerazzurrëve” do të ulen dhe do
sqmken
ShkoLartë