Ronela Hajati do të rrëfejë një tjetër “sekret”, çfarë po paralajmëron këngëtarja

February 18, 2022
1 minut lexim

Ronela Hajati po bën të pamundurën për një përfaqësim sa më të denjë në Eurovision 2022. “Sekret” është kënga me të cilën do të na përfaqësojë këngëtarja në Torino, për të cilën ka punuar me disa producentë të huaj për ripërpunimin e saj.

Ronela ka zbuluar se ka punuar shumë dhe për klipin, për të cilin janë dashur 5 ditë xhirime në një nga vendet më të bukura të Shqipërisë.

Ndërkohë, këngëtarja ka bërë me dije gjithashtu se klipi pritet të dalë në ditët e para të Marsit.

“Nuk mund të presim!!!! Do të na duhet të zbulojmë një sekret në mars”, ka shkruar këngëtarja krahas një videoje me pamje nga klipi. Nga fotot që ka ndarë në rrjete sociale, Ronela vjen si asnjëherë më parë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Të shtunën hapet një qendër e re vaksinimi në Prishtinë

Story i radhës

Shkolla në Britani tenton fjalinë më të madhe të shisheve plastike për të hyrë në Rekordet Botërore Guinness

Të fundit nga

ShkoLartë