Ronela Hajati bën diferencën në renditje, për herë të parë kënga jonë në “Eurovision” po bën namin

February 5, 2022
1 minut lexim

Ronela Hajati do të na përfaqësojë në “Eurovision 2022” me këngën “Sekreti” dhe këngëtarja duket se po bën diferencën nga vitet e tjera duke bërë namin në “YouTube”.

Artistja ka postuar së fundmi në Instastory, një foto ku tregohet se kënga e saj është renditur në treshen e këngëve më të dëgjuara të “Eurovision”-it.

Sipas fotos që Ronela kishte postuar, kjo është hera e parë në histori ku Shqipëria arrin këtë rekord.

“Për herë të parë në histori, Shqipëria është në vendin e tretë për shikueshmërinë më të lartë në faqen zyrtare të ‘Eurovision’-it në YouTube. Urime.”- shkruhet në foton e postuar nga Ronela Hajati.

Ronela Hajati pati shumë kritika jo vetëm në lidhje me tekstin e këngës, por edhe me fitoren e saj.

Kujtojmë se për të hedhur poshtë këto kritika këngëtarja ka reaguar dhe ka thënë se një artist i vërtetë e ka zemrën të madhe e të bukur, ndaj ndihet krenare për punën e saj pasi performanca është bërë ‘trending’ në Europë dhe komentet nga të huaj janë 95% pozitive.

“Urrejtje nga artiste per nje vajze qe ka punuar me vite te tera per shume artiste te tjere, per tekste te mrekullueshme, melodi te mire eshte e neveritshme dhe diabolike. Do thoni kujt i plas? Mua! Mua qe kam sakrifikuar gjerat me te shtrenjta per t’i pelqyer publikut! Komentet e keqija kane qene minimale por te gjitha nga adresa shqiptare. Me falni te gjithe ju “poetet” qe zhargonin e keni te mrekullueshem! Nje artist i vertete e ka zemren e madhe e te bukur, jo te lige! Nje artist i vertete nuk ble as tekste as muzike por ulet dhe punon! “– është shprehur ajo.

Image

Postimi nga Ronela Hajati

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kaplohet nga zjarri ambasada ruse në Filipine, evakuohen punonjësit

Story i radhës

Tifozët sulmojnë Ronaldon

Të fundit nga

ShkoLartë