Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Cristiano Ronaldo është i hapur për t’u bashkuar me Napolin në formë huazimi, por një marrëveshje që përfshin edhe sulmuesin Victor Osimhen varet gjithashtu nga situata e Antonyt dhe Ajaxit.
Agjeni Jorge Mendes po punon për gjetjen e një ekipi të ri për superyllin portugez, i cili dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Napoli duket një destinacion i besueshëm pasi sulmuesi i tyre Victor Osimhen është një objektiv prej kohësh i “Djajve të Kuq” dhe mund të transferohet në “Old Trafford” për të paktën 100 milionë euro. Napoli do ta merrte Ronaldon në huazim deri në fund të sezonit.
Sipas mediave italiane, Ronaldo është i hapur për të kaluar në “Stadio Maradona” dhe “Partenopei” po e konsiderojnë seriozisht marrëveshjen. Megjithatë, United do të bëjë një ofertë zyrtare për Osimhen vetëm nëse nuk arrijnë të nënshkruajnë me Antonyn nga Ajaxi.
Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti refuzoi të përjashtonte mundësinë e nënshkrimit me Cristiano Ronaldon, duke thënë se çdo trajner do të ishte i lumtur të punonte me të.