Cristiano Ronaldo nuk do të jetë me Manchester United për miqësoren ndaj Atletico Madridit.
Largimi i Ronaldos nga ‘Old Trafford’ duket të jetë vetëm çështje kohësh.
Fillimisht ylli portugez nuk mori pjesë me ekipin në përgatitjen parasezonale, ndërsa tani nuk do jetë as në ndeshjen ndaj Atletico Madridit.
Këtë e ka konfirmuar vetë ekipi, në faqen tyre.
Mbetet të shihet se kur do të qartësohet gjithçka në lidhje me të ardhmen e 37 vjeçarit.