Ronaldo është gati

September 8, 2022
1 minut lexim

Erik ten Hag mund ta nisë aventurën e tij europiane në stolin e Mançester Junajtidit me Kristiano Ronaldon titullar, kur “Djajtë” të presin Sociedadin sot në Ligën e Europës.

Sulmuesi portugez ka qenë titullar në vetëm 1 nga 6 javët e para të Premier Ligës këtë sezon, në humbjen turpëruese 4-0 me Brentfordin.

37-vjeçari ka hyrë nga stoli në 5 ndeshjet e tjera. Trajneri holandez e ka argumentuar zgjedhjen e tij se ai mungoi në turin e fazës përgatitore në Tajlandë dhe Australi për shkaqe familjare, ndërkohë që menaxheri Zhorzh Mendesh u përpoq ta largonte nga “Old Trafford” 12 muaj pas rikthimit në Mançester. I pyetur në konferencë nëse 5 herë fituesi i “Topit të Artë” mund të ishte një titullar, Ten Hag tha: “Sigurisht. Ai nisi kundër Brentfordit. Prej atëherë jo më, por ai është gati të startojë”.

Meguajër, Shou, Bisaka dhe Fred janë lojtarët e tjerë që shpresojnë të luajnë nga minuta e parë sot ndaj spanjollëve, e cila është ndeshja e parë e grupit, në të cilin gjenden edhe Sherif Tiraspoli dhe Omonia e Nikosisë. Ten Hag thotë se nuk do ta nënvlerësojnë Ligën e Europës me klubin që do të kërkojë trofeun e parë në 6 vite:

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje e çdo turne dhe do ta marrim seriozisht gjithçka. Ky është mentaliteti i Junajtidit”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Delegacioni i Bashkisë së Lezhës takohet më ambasadorin norvegjez

Story i radhës

Fotot e Cara Delevingne pa këpucë dhe me një sjellje të çrregullt në aeroport shqetësojnë fansat

Të fundit nga

ShkoLartë