Trajneri Jose Mourinho përgatitet të mirëpresë te Roma, Andrea Belottin. Ish-sulmuesi i Torinos, prej disa ditësh refuzon alternativat e tjera dhe kërkon me patjetër të nënshkruajë me verdhekuqtë teksa beson tek projekti i Mourinhos për të rikthyer titullin në kryeqytet.
Në fakt, firma me Belottin është më pranë se kurrë duke qenë se shumë shpejt, drejtuesit e kryeqytetasve do të mbyllin marrëveshjen me Cremonesen për të dërguar në klubin e sapongjitur në elitë, lojtarin ganez, Felix Afena-Gyan.
Ky i fundit nuk ka hapësira në formacionin bazë të Mourinhos dhe sidomos pas episodit me Wijnaldum teksa ishte pikërisht 19-vjeçari që e dëmtoi mesfushorin holandez, duket se për të zgjedhja më e mirë është të largohet nga Olimpico.
Sipas asaj që raporton Sky, operacioni me Cremonezen pritet të mbyllet për një shifër prej gjashtë milionë eurosh (përfshirë edhe bonuset) që do të shkojë në arkën e Romës ndërsa futbollisti do të përfitojë 500.000 euro në sezon.