Roma transferon zëvendësuesin e Wijnaldumit

1 minut lexim

Mady Camara, mesfushori nga Guinea ka mbërritur në Romë për të firmosur marrëveshjen me klubin e Romës.

Pas dëmtimit të Wijnaldum, verdhekuqtë u detyruan të riktheheshin në merkato për një zëvendësues të holandezit ndërsa zgjodhën pikërisht 25-vjeçarin nga Guinea i cili vjen nga radhët e Olympiacos.

Në Romë, Camara transferohet falë formulës së huazimit teksa klubit grek do t’i shkojnë 1.5 milionë euro.

Në rast se mesfushori bind, atëherë Roma ka edhe mundësinë për të marrë pronësinë e tij sezonin e ardhshëm duke i paguar Olympiacosit 12 milionë euro.

Në këtë sezon të parë me klubin kryeqytetas, Camara do të fitojë 1.5 milionë euro ndërsa do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho për të qenë i gatshëm në sfidat e radhës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohet një person në Veles, ka sulmuar fizikisht një 33-vjeçare

Story i radhës

Ja sa do të kushtojnë procesorët e rinj AMD Ryzen 7000

Të fundit nga