Roma ka arritur të marrë një barazim në minutat e fundit ndaj Sasuolos me shifrat 2-2, në javën e 25-të të Serisë A.
Pjesa e parë foli për kryeqytetasit, ku Tami Abraham arriti të realizonte një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në të dytën ndryshoi çdo gjë për ekipin e Murinjos, ku Smolling dërgoi topin në portën e tij dhe më pas Traore shënoi për të kaluar vendasit në avantazh. Në fund ai që i dha një pikë Romës ishte i ardhuri nga stoli, Brajan Kristante, i cili barazoi në minutat e fundit.
Titullarë në këtë sfidë ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili luajti për 90 minuta dhe u paraqit pozitivisht.
Me këtë rezultat Roma vazhdon të jetë në vendin e shtatë në tabelë, me pikë të barabarta me rivalët e Lacios.
REZULTATI:
SASUOLO 2-2 ROMA
Smolling (A.G) 47’, Traore 73’ / Abraham (P) 45+1’, Kristante.