AS Roma raportohet së është në kërkim të përforcimeve në mesfushë.
Përveç Davide Frattesit që mbetet prioritet për ‘romakët’, është edhe mesfushori i Lyonit, Houssem Aouar një tjetër lojtar që pëlqehet nga trajneri i skuadrës italiane, Jose Mourinho.
Sipas medieve italiane, krerët e Romës Aouar e shohin lojtar ideal për shkak të moshës, pagës dhe stilit të lojës.
Drejtuesit e skuadrës nga kryeqytetit italiane, janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me skuadrën franceze për Aouar.
Lyon thuhet se kërkon 25 milionë euro për yllin e tyre, derisa Roma nuk dëshiron ta investojë më shumë së 15 milionë euro për Aouar.