Selektori i Kombëtares së Malit të Zi në hendboll (meshkujt), Zoran Roganoviq, tha se është grup i vështirë në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024, por sipas tij i njohin rivalët.
Mali i Zi është në grupin e shtatë me Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën dhe Slloveninë.
“Ne i njohim mirë kundërshtarët tanë, kështu që nga ana jonë mendoj se do të jemi gati për të gjithë.
Nuk do të jetë e lehtë, kjo është e sigurt. Me mbështetjen e tifozëve tanë, jam i sigurt se do të bëjmë një rezultat të mirë edhe në këto kualifikime”, tha Roganoviq për media malazeze “CDM”.