Roblox kufizon komunikimin për fëmijët nën 13-vjeç

November 19, 2024
1 minut lexim

Roblox shtoi kufizime të reja për llogaritë e fëmijëve duke rimodeluar kontrollet prindërore si pjesë e një përpjekje të gjete për të shtuar sigurinë në platformë.

Ndryshimet vinë pas raportimeve të shumta negative lidhur me praktikat e sigurisë së platformës dhe efektet negative mbi fëmijët.

Tani Roblox është duke kufizuar ndërveprimin e të rinjve me të tjerët në platformë. Kompania synon që në muajt e ardhshëm të gjithë fëmijët nën 13-vjeç të mos lejohen të shkëmbejnë mesazhe private me përdorues të tjerë jashtë lojërave apo eksperiencave specifike.

Por kompania do ti lejojë fëmijët të shohin mesazhet publike në lojëra por nuk mund të komunikojnë pa lejen e prindit. Ky ndryshim vjen pasi kompania ndaloi fëmijët nën 13-vjeç të kishin qasje në disa lloje eksperiencash.

Nga ana tjetër prindërit do të mund të monitorojnë përdorimin e Roblox nga fëmijët nga pajisjet e tyre. Më përpara për të bërë ndërhyrje, prindi duhej të kishte akses në pajisjen e fëmijës.

Prindërit mund të shohin statistikat e përdorimit të platformës nga fëmijët dhe të vendosin limite ditore pas të cilave aplikacioni do të jetë i paaksesueshëm.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

UEFA ia bie punën ngushtë serbëve, shkaku i provokimeve ndaj Kosovës 

Story i radhës

Nikolloski: Ligjet për ndërtim dhe për planifikim urbanistik nuk e përcjellin hapin me kohën

Të fundit nga

ShkoLartë