RMV, rreth 500 nxënësve nga Vizbegu prej të hënën u ndërpritet transporti publik

October 29, 2022
min lexim

Nga e hëna, Komuna e Çairit do të ndërpres transportin publik për nxënësit e Vizbegut dhe nxënësve të tjerë që nuk i takojnë kësaj komune por që mësojnë në shkollat e Çairit. Kryetari i Komunës, Visar Ganiu tha se ky vendim vjen si rezultat i krizës ekonomike dhe energjetike dhe njëkohësisht mos respektimit të marrëveshjes për transport të nxënësve të Vizbegut nga ana e Komunës së Butelit, shkruan Alsat.

“Mbi 6 milionë denarë brenda një viti ne paguajmë për shkollimin e këtyre nxënësve, gjegjësisht për transportin e tyre. Javën e fundit kemi presion të vazhdueshëm nga Ndërmarrja Publike e Transportit dhe që është me të drejtë, të cilët kërkojnë nga ne pagesën e transportit të fëmijëve nga Lagja Vizbeg e Komunës së Butelit me të cilën komunë një vit më parë kemi nënshkruar marrëveshje. Por, Komuna e Butelit kësaj marrëveshje nuk ju përmbajt dhe nuk ka kryer asnjë pagesë ndaj ndërmarrjes në fjalë. Andaj, si rezultat i lutjeve të vazhdueshme nga ana jonë ndaj Ndërmarrjes Publike të Transportit ata nuk e kanë ndaluar transportin, por kulmi ka arritur kështu që nga dita e hënë nxënësit e Lagjes së Vizbegut që mësojnë në shkollat e Çairit nuk do të kenë më transport nga ana Ndërmarrjes Publike të Transportit”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit pranon se kanë borxhe të shumta ndaj Ndërmarrjes Qarkulluese Publike por se të njëjtat, sipas tij, do të shlyhen në këste. Sipas tij, kjo nuk duhet të ndikoj në ndërprerjen e transportit të nxënësve të Vzbegut.

“Po, kemi borxhe ndaj NQP-së po kemi firmosur marrëveshje që borxhin ta paguajmë në këste dhe tashmë po paguhet, shpresojmë që deri në pranverë ta shlyejmë. Pjesa jonë, ashtu siç ka nisur procesi, ne kemi përfunduar procedurën e tenderit dhe deri në njërën shkollë të komunës së Çairit transportohen nxënësit dhe ai transport vazhdon dhe sa jam unë i informuar “Slloboda Prevoz” e ka fituar tenderin”, tha Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit.

Për shkak të mungesës së një objekti shkollor në Vizbeg, mbi 170 nxënës të kësaj lagjeje të Butelit ndjekin procesin mësimor thuajse në të gjitha shkollat e fillore të Komunës së Çairit. Për të mbërritur në shkollat “7 Marsi”, “Ismail Qemali” dhe të tjera të komunës së Çairit, nxënësit detyrohen të bëjnë rrugë në këmbë deri në 4 kilometra ose të paguajnë shërbimin taksi deri në 200 denarë vetëm një drejtim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mediat: Barcelona, e ndalur të dështojë

Story i radhës

Gazetarja ruse vritet nga një “plumb qorr” në bazën ruse në Krime

Të fundit nga

ShkoLartë