RMV, ra bora e parë për këtë vit

November 6, 2022
1 minut lexim

Bora e parë e këtij sezoni ra në majën Pelister të malit Baba. Fotoja është publikuar në rrjetin social Facebook, transmeton Portalb.mk nga 360 Gradë.

Sipas Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike, sot në të gjithë vendin do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.

Në Shkup do të ketë vranësira me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

Nga e hëna do të vijojë mot stabil.

Për krahasim, vitin e kaluar bora e parë ra në Pelister gati një muaj më herët, pra më 8 tetor.

Burimi: portalb.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apasiev: Ne jemi një arrë e fortë, nuk marrim pjesë në takimin e lidereve

Story i radhës

Grand Slam i Baku: Loriana Kuka kalon me lehtësi në gjysmëfinale

Të fundit nga

​Fushë Kosova me rrethinë mbesin pa rrymë

Komuna e Fushë Kosovës me rrethinë ka mbetur pa rrymë nga ora 12:00. Sipas Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT kjo komunë mbetet pa rrymë deri në orën 15:00. Sipas KOSTT,

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë