RMV/ Propozimi francez nesër para deputetëve

July 13, 2022
min lexim

Propozimi francez të enjten do të ndodhet para deputetëve të Maqedonisë së Veriut. Seanca është caktuar në orën 13:30, ndërsa propozimi francez do të jetë pika e vetme e seancës së re parlamentare, raporton Klan M.

Qeveria dje i dorëzoi Kuvendit dokumente të plotësuara në lidhje me informatën për përmbajtjen e propozim kornizës negociuese për negociatat aderuese të vendit me BE-në, të propozuar nga presidenca e Francës më 30 qershor, dhe të njëjtat u janë dorëzuar deputetëve.

Propozimi francez përbëhet nga dy dokumente të veçanta – konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe Korniza negociuese. Në konkluzionet e tij, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të rëndësishme dhe zbatimit të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.

PIKA 3 E KONKLUZIONEVE TË KËSHILLIT TË BE-së

“Këshilli e përshëndet marrëveshjen për protokollin e mbledhjes së dytë nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar i formuar sipas nenit 12 të kësaj marrëveshje. Ky hap i rëndësishëm do të kontribuojë për raporte të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal, që mbeten elemente thelbësore të procesit të zgjerimit, si dhe të procesit të stabilizimit dhe asocimit”.

Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, do të duhet të nënshkruhet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë, ndërsa kërkohet që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë pas konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjes zyrtare të negociatave, por para hapjes së klasterit të parë.

PIKA 6 E KONKLUZIONEVE TË KËSHILLIT TË BE-së

“Me qëllim që të përfundojë kjo fazë e hapjes së negociatave dhe anëtarësimit, Këshilli gjithashtu vendosë të thirre konferencë tjetër ndërqeveritare me qëllim që të paraqesë Kornizën negociuese dhe është i gatshëm të mbajë të njëjtën pa prolongime shtesë apo pa vendim shtesë politike, menjëherë pasi Maqedonia e Veriut të zbatojë angazhimin e saj për realizimin e ndryshimeve kushtetuese të lartpërmendura, në pajtueshmëri me procedurat e brendshme”.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani të martën përsëriti se, propozim korniza nuk ka lidhje me protokollin dypalësh RMV-Bullgari, pasi ai do të publikohet para takimit të tij me ministren e jashtme bullgare, Teodora Gençovska. /

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KSI do të mbajë mbledhje të premten

Story i radhës

Për shkak të tyre, lidhja e tyre zgjat më shumë: Çiftet e lumtur i kanë këto zakone

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij

Granit Xhaka paralajmëron atë që pak kush e pret

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës dhe futbollist i kampionit gjerman, Bayer Leveerkuseni, ka paralajmëruar pensionimin e tij nga kombëtarja.  “Si kapiten po mendon publikisht për herë të
ShkoLartë