RMV, nesër fillon debati për propozim-buxhetin për vitin 2023

November 22, 2022
1 minut lexim

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nesër fillon debati për Propozim-buxhetin e vitit 2023 të cilin Qeveria e miratoi më 2 nëntor.

Ministri i Financave Fatmir Besimi preet interesim të madh për diskutim. Në deklaratë për MIA-n, thekson se gjithpërfshirja është gjithmonë e mirëseardhur për t’u përballur argumentet “pro” dhe “kundër” dhe për të zgjedhur më të mirën

“Dialogu, diskutimi dhe dëgjimi i opinioneve të ndryshme që do të kontribuojnë në krijimin e politikave më të mira për zhvillimin e përgjithshëm të vendit është qasja në punën time dhe institucionin që drejtoj. Në këtë drejtim shoh edhe diskutimin që duhet të fillojë të mërkurën për Propozim Buxhetin për vitin 2023. Është pjesë e atij procesi transparent dhe demokratik të sjelljes së këtij dokumenti më të rëndësishëm që përmban politikat dhe masat që do të zbatohen gjatë vitit të ardhshëm. Pres interesim të madh për diskutim, duke marrë parasysh kontekstin aktual global, si dhe veçoritë e reja të Buxhetit, i cili po përgatitet për herë të parë sipas Ligjit të ri për buxhete”, thotë Besimi.
Rritja ekonomike e ekonomisë vendore parashikohet në 2.9 për qind dhe norma e inflacionit 7.1 për qind. Të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282 miliardë denarë dhe janë më të larta për 14,8 për qind në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet janë në nivelin prej 324,8 miliardë denarë ose janë 12,6 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022. Deficiti buxhetor është në nivelin 4.6 për qind të BPV-së së planifikuar.

Buxheti i propozuar përfaqëson një plan gjithëpërfshirës të të gjitha politikave dhe masave që do të zbatohen nga Qeveria gjatë vitit të ardhshëm fiskal, të cilat duhet të ndihmojnë në zbutjen e pasojave të krizës energjetike, sigurimin e financimit të pandërprerë të integrimeve euroatlantike, përmbushjen e standardeve të NATO-s, por edhe për të hedhur bazat e rimëkëmbjes ekonomike dhe për të siguruar përshpejtimin e rritjes ekonomike. Gjithashtu është krijuar për të përmbushur përcaktimin e konsolidimit fiskal dhe për të siguruar qëndrueshmëri fiskale”, sqaron Besimi.
Debati kuvendor për propozim-buxhetin zgjat 10 ditë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Albanologu Zeqirja Neziri fitues i çmimit “22 Nëntori”

Story i radhës

Kovaçevski: Gjuha shqipe është gjuha e vëllezërve të mi

Të fundit nga

ShkoLartë