RMV merr masat e para për pranimin e qytetarëve ukrainas

March 2, 2022
1 minut lexim

Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt në kontekst të ngjarjeve të fundit në lidhje me Ukrainën, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e miratoi Informacionin për situatat me qytetarët e shtetit tonë në Ukrainë dhe nevojës për ndërmarrje të masave për pranim të shtetasve ukrainas të cilët janë të detyruar që ta lëshojnë vendin e tyre.

Sipas vendimit të Qeverisë, njoftuan nga shërbimi për informim i qeverisë, institucionet specifike shtetërore të Maqedonisë së Veriut detyrohen që në afat sa më të shpejtë kohor të dorëzojnë informacione për kapacitetet shtetërore strehuese në dispozicion, me qëllim të përgatitjes për krizë eventuale të refugjatëve.

“Në mënyrë plotësuese, shtetasve ukrainas të cilët gjenden në Maqedoninë e Veriut dhe të cilët për shkak të situatës së sigurisë nuk kanë mundësi që të kthehen në Ukrainë, do t’iu mundësohet vazhdimi i qëndrimit në vend, përderisa për ata të cilët do të jenë të detyruar ta lëshojnë shtetin e tyre, institucionet tona do të sigurojnë hyrje të lehtësuar dhe pa detyrim për posedim të testit negativ PCR për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, për shkaqe humanitare”, thuhet në kumtesë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të “D&D Business Support Center” dhe “Fondacionit Jahjaga”

Story i radhës

Norwich i Rashicës është mysafir i Liverpool-it

Të fundit nga

ShkoLartë