rmv edhe dy jave afat per dorezimin e dokumentacionit per perfitim te burses 63df936309bfb

RMV: Edhe dy javë afat për dorëzimin e dokumentacionit për përfitim të bursës

February 5, 2023
1 minut lexim
STUDENTS 780x439 1

Studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë arritur të fitojnë bursë për vitin akademik 2022/23, do të mund deri më 17 shkurt të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Studentët fitues duhet të shkarkojnë dhe plotësojnë tri kopje të Marrëveshjes për bursë dhe së bashku me një kopje të llogarisë bankare, t’i dërgojnë në adresën “Shën Kirili dhe Metodi”, bulevardi 54, 1000 Shkup ose përmes postës.

“Kandidatët e refuzuar, do të ketë mundësi të parashtrojnë ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje për Procedurën Administrative dhe Procedurën nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të Aktvendimit nga MASH-i ku do të theksohet arsyeja e refuzimit të aplikimit. Kërkojmë nga kandidatët e refuzuar që të mos dorëzojnë kundërshtime para marrjes së Aktvendimit”, sqarojnë nga Ministria, duke theksuar që aktvendimet janë duke u përgatitur.

MARKETING

RENT A CAR

berisha vazhdon ta pres gjermanine 63df92a42302f
Story i mëparshëm

Berisha vazhdon ta pres Gjermaninë

mesdheu dhe ballkani perfshihen nga i ftohti polar 63df93d19b621
Story i radhës

Mesdheu dhe Ballkani përfshihen nga i ftohti polar

Të fundit nga

Kandidatë që s’votuan as veten

Në zgjedhjet e 11 Majit, për qarkun e Korçës garuan 110 kandidatë nga listat e hapura për 4 vende në Parlament.  Në këtë proces puna në terren dhe krijimi i besimit tek
ShkoLartë