Berisha vazhdon ta pres Gjermaninë

Mërgim Berisha po vazhdon me formën e mirë te Augsburgu, ku edhe të premten shënoi në fitoren ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 1-0.

Me këtë fitore, e dytë në shtëpi këtë vit, Augsburgu mund të marrë frymë më lirshëm, pasi tani ka 21 pikë nga 19 ndeshje.

“Ne rezistuam, kishim qëndrimin tonë në fushë. 

Kjo na bëri të veçantë më vonë.

Po bëjmë gjëra të mira dhe kemi pasur zhvillim të mirë në këtë periudhë”, ka thënë sulmuesi shqiptar.

Sipas “Kicker”, Berisha po e pret thirrjen nga përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick, i cili nuk e mori me vete në Katar.

“Gjëja e vetme që unë mund të bëj është të jap 100% nga vetja në fushë dhe ta marrë maksimumin nga aty. Ai vendos më pas. Natyrisht se do të isha i lumtur”, ka thënë Berisha.

Fjalë të mira për sulmuesin e Augsburgut, pati edhe trajneri i tij, Enrico Maassen.

“Nuk mendoj se ka ndonjë sulmues 9-sh më të mirë se ai në Gjermani.

Mund ta shihni kualitetin që e ka në përfundimin e aksioneve. Me të majtën, me të djathtën, me kokë.

Ai është lojtar i jashtëzakonshëm në zonë, që kontribuon edhe në fazën defensive. Ka pasur zhvillim të madh”, ka thënë Maassen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mundësi e artë për Milanin

Story i radhës

RMV: Edhe dy javë afat për dorëzimin e dokumentacionit për përfitim të bursës

Të fundit nga