RMV, diabetikët dy muaj pa shirit për matjen e sheqerit

min lexim

Po presin rradhë para barnatorës për insulin në poliklinikën e Bit Pazarit për të marrë shirit për matjen e sheqerit. Njëra prej tyrë është Xhejda Tusha e cila kishte ardhur të merr shirit për nënën e saj. Ka dy muaj që vjen, por shirit për matjen e sheqerit nuk ka, transmeton Klan Macedonia.

“Mami im më dërgoi të marr shirit por nuk kishte. Mami im ka dy muaj që ka mbetur pa shirit për ta matur sheqerin”

Çfarë do të bëni a i bleni privatisht?

“Rrogat janë të ulëta për t’i blerë privat”.

“Jo nuk kishte”.

“Jo shirita nuk kishte. Çfarë do të bëni tash? Nuk e di çfarë të bëjmë”.

Bleni privatisht?

“Jo”.

“Vetëm të na tregoni për momentin a ka shirit? Jo nuk ka, por kisha para gjysmë ore”.

Mjeku pranë klinikës së Bit Bazarit Burak Shabani thotë se ka raste kur qytetarët po e teprojnë me marrjen e shiritave.

“Ne kërkojmë sipas nevojave çdo muaj, ndoshta ndonjë muaj vinë më pak se sa kemi kërkuar. Por këto të cilët janë të sëmurë prej Tip 1 marrin çdo muaj ndërsa këto Tip 2 marrin çdo dy muaj. Ndonjëherë edhe pacinetët e teprojnë por ne mundohemi të gjithve t’u japim”, deklaroi Burak Shabani, mjek.

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se nuk ka informata se përse ka mungesë por shtoi se do ta shqyrtoj.

“Nuk e kam përgjigjen e saktë lidhur me kthimin e pacientëve dhe nuk kam informacion se kthehen pacinet nga poliklinika insulinike Bit Pazar do ta shqyrtojmë atë arsye”, tha Sali.

Ndryshe në vend ka rreth 5 mijë persona që varen nga insulina, ndërsa rreth 600 fëmijë kanë diabet Tip1.

Burimi: portalb.mk

Story i mëparshëm

Spasovski: Në kushte të krizës duhet të racionalizohen të gjitha shpenzimet

Story i radhës

(FOTO) Mijëra demonstrojnë në Pragë kundër qeverisë çeke dhe rritjes së çmimeve

Të fundit nga