RMV/ Bilanci 3 ditor me Kovid 19

May 16, 2022
1 minut lexim

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 3 ditët e fundit (nga data 13.05 deri më 15.05.2022) janë kryer 2.674 analiza dhe janë regjistruar 176 raste të reja me COVID-19.

Nga numri total i pozitivëve (176), janë regjistruar 31 riinfeksione.

Nga MSh informojnë se në tre ditët e fundit janë regjistruar 275 pacientë të shëruar. Ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje. Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë COVID-19 nga “Moj Termin”, janë regjistruar edhe 2 persona të vdekur të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 24 deri 26 prill 2022.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.038.551 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID nga fillimi i epidemisë është 310.859, numri i të shëruarve është 301.035, numri i të vdekurve është 9.291 dhe numri i rasteve aktive është 533.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tragjedia që nuk kursen, dy djem vdiqën sot në Vlorë në moshë fare të re

Story i radhës

Ministri Shaqiri: Kemi përafrim të qëndrimeve me SASHK-un, nesër takimi

Të fundit nga

ShkoLartë