Gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 16:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë aksionit të realizuar të automjeteve që realizojnë transport publik të nxënësve, për rritje të sigurisë së nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe nga shkolla për në shtëpi, janë arrestuar dy persona për prishje të rendit dhe qetësisë publike, ndërsa janë konstatuar edhe 84 kundërvajtje trafiku, njofton Portalb.
Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme, nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve, 26 automjete janl dërguar në kontroll të jashtëzakonshëm teknik, ndërsa janë shqiptuar pesë sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, tre sanksione për automjete të paregjistruara…
Nga MPB paralajmërojnë se aksionet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në trafik për rrugë më të sigurta.
Burimi: portalb.mk