rizvanolli fton investitoret gjermane te investojne ne sektorin energjetik 6ae21e217a40c

Rizvanolli fton investitorët gjermanë të investojnë në sektorin energjetik

October 28, 2026
1 minut lexim

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili po mbahet në Prishtinë, nën moton “Driving the Next Economy”.

Forumi është organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe synon të promovojë potencialin e Kosovës për bashkëpunim ekonomik, tërheqje të investimeve dhe integrim në tregjet evropiane.

Në fjalën e saj, ministrja Rizvanolli theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke vënë në pah potencialin për investime dhe bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në sektorin e energjisë, njofton ME.

Ajo tha se Gjermania ka qenë pranë Kosovës që nga lufta për liri dhe pavarësi, në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës evropiane të vendit, dhe shprehi pritshmërinë që kjo marrëdhënie e qëndrueshme të reflektohet edhe në rritjen e investimeve dhe bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Ministrja Rizvanolli theksoi se sektori i energjisë paraqet mundësi të veçanta për thellimin e këtij partneriteti, përmes mundësive për investime private nëpërmjet ankandeve konkurruese, si dhe investimeve në kapacitetet e nevojshme të ruajtjes së energjisë. Ajo shtoi se mundësitë e bashkëpunimit përfshijnë jo vetëm financimin e projekteve, por edhe ndërtimin, furnizimin me pajisje, si dhe operimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Në këtë kontekst, ministrja i ftoi bizneset dhe investitorët gjermanë që të përgatiten për ankandet e ardhshme të energjisë së ripërtëritshme, të shqyrtojnë mundësitë e partneritetit me kompanitë lokale, dhe të shfrytëzojnë potencialin në rritje për investime në sisteme të ngrohjes me efiçiencë të energjisë.

Po ashtu, ministrja tha se synimi është që partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë të konkretizohet përmes projekteve të suksesshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Në forum po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Gjermanisë, përfaqësues të bizneseve, investitorë dhe ekspertë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

filipce asnje shtet nuk ben rishikim te dyte te buxhetit mickoski jemi me te miret ne rajon me rritjen e bpv se dhe inflacionin e ulet 6ae21d93627c5
Lajmi i mëparshëm

Filipçe: Asnjë shtet nuk bën rishikim të dytë të buxhetit! Mickoski: Jemi më të mirët në rajon me rritjen e BPV-së dhe inflacionin e ulët

protestat e dhunshme ne vend drejtoria e antiterrorit njoftim nje person i arrestuar 17 te tjere nen hetim 6ae21e7c196a0
Lajmi i radhës

Protestat e dhunshme në vend, Drejtoria e Antiterrorit njoftim: Një person i arrestuar, 17 të tjerë nën hetim

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë