Komunikimet e drejtpërdrejta ndërmjet Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe termocentralit bërthamor të Çernobilit janë rivendosur, thotë IAEA. Raporton BBC, përcjell Bota sot.
Forcat ruse mbajtën Çernobilin për pesë javë përpara se të tërhiqeshin më 31 mars. IAEA humbi kontaktin me qendrën e energjisë bërthamore më 10 mars.
“Kjo nuk ishte qartë një situatë e qëndrueshme dhe është një lajm shumë i mirë që rregullatori tani mund të kontaktojë direkt me centralin kur të ketë nevojë”, tha në një deklaratë Drejtori i Përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi.
Grossi shtoi se ai do të drejtojë një ekip ekspertësh në Çernobil këtë muaj për të kryer një sërë vlerësimesh.